Marku paralajmëron ndryshime tek Krimet e Rënda: Ka nevojë për energji të reja

Marku paralajmëron ndryshime tek Krimet e Rënda: Ka nevojë për energji të reja

14:59, 14/02/2018
A+ Aa A-

Pas disa analizave në prokuroritë e rretheve këtë të mërkurë kryeprokurorja Arta Marku është ndalur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Aty ajo ka deklaruar se, për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë

Sipas njoftimit për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme në fjalën e saj nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.

Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale është shprehuir Marku, por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco