FOTO/ Ndërron jetë 21-vjeçarja në spitalin e Fierit, familja akuzon mjekët se e lanë të vdiste

FOTO/ Ndërron jetë 21-vjeçarja në spitalin e Fierit, familja akuzon mjekët se e lanë të vdiste

13:11, 14/02/2018
A+ Aa A-

Një vajzë 21 vjeçare nga fshati Mujalli i Fierit, Xhuljeta Gjeka, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit mëngjesin e së hënës. Familja e saj, që e ka dërguar me nxitim në Urgjencë, tashmë është shprehur se mjekët ua kanë lënë vajzën të vdiste, pasi nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.

Sipas tyre, mjekët thanë se ajo ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga Urgjenca, në një kohë kur vajza ishte me temperaturë 35 gradë. Ata i kanë vendosur vetëm një serum, pa i bërë asnje analizë apo radiografi, pretendoi familja.

Drejtoresha e Spitalit të Fierit, pas akuzave, u shpreh se është ngritur një grup pune për të verifikuar rastin dhe se po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar se cilat ishin shkaqet që Gjeka ndërroi jetë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco