VIDEO/ Zbulohen pamjet, ja ku ishte fshehur heroina që do dërgohej në Greqi

VIDEO/ Zbulohen pamjet, ja ku ishte fshehur heroina që do dërgohej në Greqi

11:16, 13/02/2018

Një i ri është vënë në pranga pasi është kapur me 1.5 kilogramë heroinë duke e trafikuar drejt Greqisë. Burime nga policia thanë se Elton Ferko është prangosur në doganën e Kakavijës.

Policia siç duket kishte marrë informacione për trafikun e drogës dhe ka ndaluar autobusin ku është gjetur dhe droga e fortë.

Por ku ishte fshehur droga, që vlen dhjetëra mijëra euro? Policia ka shpërndarë pamjet e kontrollit të autobusit, që zbuloi edhe heroinën.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Në datën 12.02.2018 shtetasi Elton Ferko është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë - Athinë.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elton Ferko, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment