Vrasësi shqiptar me lotin si tatuazh fiton azil me emër të rremë dhe krijon familje në Belgjikë

Vrasësi shqiptar me lotin si tatuazh fiton azil me emër të rremë dhe krijon familje në Belgjikë

11:08, 13/02/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen e një prostitute, ka arritur të shkojë në Belgjikë me identitet të rremë, të martohet dhe të lbëjë tre fëmijë e të jetojë në qetësi për vite me radhë. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk e kanë ditur të kaluarën e tij kriminale.

Mediat belge njoftojnë seErjon S. u zbulua në vitin 2015 dhe Italia kërkoi ekstradimin e shqiptarit që kishte bërë tatuazh një lot në faqe; megjithatë, pas dy vjetësh në Itali, javën e kaluar atë e kthyen në Belgjikë ku do të vuajë dënimin e mbetur.

Mediat vendase shkruajnë me shqetësim se në vend të ishte në burg në Itali, ai po jeton në Belgjikë dhe tani do të duhet ta kryejë po aty dënimin e tij. Madje, pasi historia e tij u zbulua si dhe identeti, gruaja nuk e braktisi, por u gëzua që atë nuk e ekstraduan në Itali po do të burgoset në Sint Gillis ku familja ka mundësi ta takojë.

Erjon S. akuzohej dhe kishte marrë dënim për vrasjen e një prostitute në vitin 2000 në Itali.  Në vitin 2000, ai së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. e vranë vajzën nga Amerika e Jugut. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti t;i zbulonte dhe gjykata italiane i dënoi në mungesë me 23 vjet burg./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco