Corriere della Serra: Harta e drogës në Shqipëri është në 10 faqe të një raporti sekret. E kanë shkruar italianët

Corriere della Serra: Harta e drogës në Shqipëri është në 10 faqe të një raporti sekret. E kanë shkruar italianët

14:46, 18/11/2016
A+ Aa A-

E përditshmja italiane Corriere della Serra ka vazhduar me denoncimet e saj për mbjelljen e kanabisit në Shqipëri. Ajo dy ditë më parë botoi artikullin me titull, “Shqipëria, sera evropiane e drogës”, ku jepeshin shifrat e drogës së prodhuar në Shqipëri, shkon më tej duke analizuar strategjitë e reja të përdorura nga kultivuesit e kanabisit dhe tregjet e synuara.

Në artikullin e tjetër, Corriere i referohet dosjes sekrete të autoriteteve shqiptare mbi hartën e marijuanës në vendin tonë.

“Harta e marijuanës në Shqipëri është e gjitha në dhjetë faqet e dosjes sekrete. E kanë shkruar autoritetet lokale me kontributin e italianëve dhe gjermanëve. Në atë dokument thuhet se Shqipëri ka të paktën 363 zona ku janë të pranishme plantacionet me kanabbis sativa. Jo vetëm në jug, zemra e fenomenit, por edhe në qendër dhe veri të vendit. Përgjatë lumenjve, në kodra, male dhe kopshte shtëpiake ose në parcelat e shndërruara në tokën e askujt,”- shkruan Corriere duke shtuar më tej: Kultivohet edhe në nëntokë nëpërmjet tuneleve ose në laboratorë të sofistikuar, të ndihmuar nga kontrabandistët që sjellin farat nga jashtë në mënyrë që gjethet të rriten në shpejt. Farat që vijnë nga Vietnami dhe që janë në gjendje për të përfunduar ciklin e jetës në 45 ditë.

Në shkrimin e saj, Corriere është ndalur veçanërisht në strategjitë e përdorura nga kultivuesit e kanabisit.

“Për disa javë tregu dukej i shkatërruar. Por bandat kanë ndryshuar strategjitë e tyre. Janë shtyrë në veri, duke shfrytëzuar shumë zona të pabanuara mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Kanë zgjedhur pjesë të pyjeve ku shteti nuk ka vënë këmbë ose kanë përdorur kapanonet industriale të braktisura duke i transformuar në laboratore me sisteme, ngrohjeje dhe ndriçimi. Kështu ata kanë arritur të thyejnë murin dhe të eksportojnë rreth një mijë ton marijuanë në një vit. Trafikantët janë spostuar veçanërisht në Shkodër, një zonë e vështirë për t’u monitoruar,” thuhet në artikullin e Corriere.

Plantacionet e shkatërruara

Deri në fillim të vitit të paktën 1.5 milionë bimë janë shkatërruar. Një bilanc i përafërt, i vlerësuar në bazë të shtrirjes së plantacioneve,” sqaron Corriere bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet shqiptare.

“Ata theksojnë se organizatat kriminale kontrollojnë çdo aspekt jo vetëm me armë por edhe me dron. Hera e parë ka ndodhur jo shumë larg Krujës. I përdorin edhe për të kuptuar se kush hyn e kush del nga plantacionet. Për qeverinë të dhënat tregojnë se lufta kundër prodhimit të kanabisit po funksionon. Ndërsa për opozitën, shifrat konfirmojnë se ekzekutivi i kryeministrit socialist Edi Rama ka dështuar,” vazhdon më tej artikulli.

Më tej e përditshmja italiane bën një analizë shifrash bazuar në të dhënat e Guardia Di Finanza: Nëqoftëse në vitin 2013, plantacionet në të gjtihë vendin ishin 305 dhe bimët e kultivuara 81.300, në vitin 2014 shifrat kanë shkuar respektivisht në 815 plantacione dhe 165 bimë të kultivuara. Për të vazhduar me vitin e kaluar ku shifrat janë trefishuar në krahasim me vitin 2013, duke e kaluar kuotën e 1200 plantacioneve dhe 243 mijë bimëve të kultivuara.

“Në vitin 2015, 15,83% e territorit shqiptar është përdorur për marijuanë,” thekson raporti i autoriteteve lokale, shkruan Corriere.

Tregjet e synuara

Sipas informacioneve të marra autoritetet shqiptare, Corriere shkruan se një pjesë e drogës transportohet me gomone në Itali, në këmbë ose me makinë në Greqi nga ku shpërndahet më pas në Holandë, Francë dhe Austri. Pjesa më e madhe shkon në rrugët malazeze, serbe dhe hungareze për të përfunduar drejt në Gjermani.

Përgatiti: SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco