FOTO/ Venecia, shqiptarit i gjendet kokainë me vlerë 100 mijë euro fshehur në këmbët e stolave

FOTO/ Venecia, shqiptarit i gjendet kokainë me vlerë 100 mijë euro fshehur në këmbët e stolave

13:36, 18/11/2016
A+ Aa A-

Një shpërndarës droge shqiptar, 35 vjeç, është arrestuar të enjten nga Guardia Di Finanza e Venecias pranë Piazza-s. Pasi e ka ndjekur për një kohë, policia e ndaloi atë teksa po ijepte disa doza kokane një gruaje 53-vjeçare italiane pranë urës Canonica. Në xhepin e tij u gjetën edhe 7 doza të tjera.

Në shtëpinë e shpërndarësit të drogës, në zonën e San Maria Formosa, policia ka gjetur një copë kokainë brenda tubit të një pajisjeje elektronike si dhe 30 doza të tjera të fshehura në këmbët e stolave plastikë.

Gjithsej, shpërndarësit iu sekuestruan rreh kokainë me vlerë 100 mijë euro në tregun e shitjes me pakicë.

“Ky konfiskim tregon se nuk ka zona të lira për trafikimin dhe konsumimin e kokainës,” than ë një njoftim Guardia di Finanza e Venecias.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco