Gjykata: Edmond Koseni do të rikthehet në Polici me gradën që ka pasur

Gjykata: Edmond Koseni do të rikthehet në Polici me gradën që ka pasur

11:41, 18/11/2016
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim që Komisari Edmond Koseni të rikthehet në Policinë e Shtetit me gradën që ka pasur në vitin 2005, kur u pezullua nga detyra. Gjykata pranoi kërkesën e bërë prej tij për rikthim në vendin e punës.

Pas vendimit për dhënien e pagave që i ishin mbajtur gjatë këtyre viteve, Koseni ka marrë urdhër-ekzekutimin e gykatës për të rifilluar punën.

Edmond Koseni ishte pezulluar nga detyra në vitin 2005 pas nisjes së një procedimi penal ndaj tij për dhunë ndaj një të dënuari, "torturë me pasoja të rënda".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco