Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO/ Shkojnë për të vjedhur, shqiptari mbeti i vrarë në Napoli. Ja emri

VIDEO/ Shkojnë për të vjedhur, shqiptari mbeti i vrarë në Napoli. Ja emri

19:14, 21/01/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Teverola, rreth 20 km nga Napoli.

Viktima është Aurel Xhili, 22 vjeç dhe dyshohet se është vrarë nga shoku i tij teksa kishin hyrë në një shtëpi për grabitur, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku dy të rinjtë, shqiptari dhe një bullgar hynë në shtëpinë e një italiani për ta grabitur, por mediat dje kanë publikuar ngjarjen.

Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishin planifikuar, pasi i zoti i banesës ka kundërshtuar grabitjen dhe bullgari ka qëlluar me armë zjarri.

Shqiptari dyshohet se u qëllua për vdekje aksidentalisht nga bullgari i cili bashke me të fejuarën e tij u larguan nga vendngjarja duke e lenë shqiptarin aty.

Policia arrestoi 37-vjeçarin bullgar Ivanov Hristov Tsvectomir si dhe 28-vjeçarin italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa. Mediat shkruajnë se shqiptari që u vra rezulton person me precedentë penalë.

Në nëntor të vitit 2017, u përfshi në një sherr me armë zjarri në sheshin Shën Pjetri në Acerra të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco