E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi gjithçka mes të rinjve

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi gjithçka mes të rinjve

18:16, 21/01/2018
A+ Aa A-

Një ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e sotmë në Tiranë ku një vajzë e re vetëm 21-vjeç është vrarë me armë zjarri. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë QSUT-së dhe krimi është kryer nga një i ri vetëm 23-vjeç i cili nga raportimet e para thuhet se ishte i dashuruar me studenten e drejtësisë. 

Viktima quhet Ariela Murati dhe ishte studente e Drejtësisë në vitin e 3 të shkollës së lartë. 

Deri tani,sipas policisë dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Fierit, dhe te dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’.

Që në kohën e gjimnazit djali i kishte shprehur ndjenjat vajzës, por ajo e kishte refuzuar.



Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre.

Djali madje i kishte vajtur edhe ne shtepi vajzes por familja e saj nuk ka qene dakord dhe i kane kerkuar te heqe dore nga kjo kerkese. Edhe vajza e ka refuzuar ne vijimesi, por i riu nuk ishte bindur per kete gjë përcjell Panorama.

Belulaj njihej si djale i urte dhe jo problematik, e se fundmi kishte nisur edhe pune si infermier, ndersa vajza ishte studente ekselente ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe jetonte ne shtepi me qera.

Te dy te rinjte kane qene nxenes shume te mire ne shkolle.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco