VIDEO-FOTO/ Brenda shtëpisë ku vdiqën nënë e bir në Vlorë

VIDEO-FOTO/ Brenda shtëpisë ku vdiqën nënë e bir në Vlorë

09:07, 21/01/2018
A+ Aa A-

Një zjarr aksidental u ka marrë jetën mëngjesin e hershëm të ditës së sotme dy personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë pranë pyllit të Sodës në Vlorë.

Burime nga policia thanë se viktimat janë nënë e bir dhe të identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, 43 dhe 73 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 minuta të mëngjesit dhe nga pamjet që kanë mbërritur duken pasojat shkatërrimtare të zjarrit.

Zjarrfikësit janë shprehur se trupat e nënë e bir janë shkrumbuar nga flakët. Ende nuk ka një shkak për zjarrin që u mori jetën dy personave, por dyshimet janë që një cigare të ketë shkaktuar tragjedinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco