Ndjekje si në filma, shqiptari me Audi-n e dyshimtë ‘zbor’ policisë. E shkuara e errët e fundos...

Ndjekje si në filma, shqiptari me Audi-n e dyshimtë ‘zbor’ policisë. E shkuara e errët e fundos...

17:39, 20/01/2018
A+ Aa A-

Arrestohet pas një ndjekjeje si në filma një shqiptar i kërkuar si pjesë e një bande grabitësish që ishin bërë makth për shumë italiane.

Në pranga u vu shqiptari Simon Bushi, 28-vjecar. Ai ishte emër i njohur për drejtësinë pasi kishte qenë më parë i dënuar për krime kundër pasurisë, ndërkohe që ishte pjesë e një bande të specializuar grabitësish që numëron një seri të madhe vjedhjesh në Milano dhe Bergamo.

Mbrëmë, i dyshuari u pikas nga patrulla e policisë, pas sinjalizimeve që kishin marrë se një makinë  “Audi A4 SË “, me targa të huaja sillej verdallë Bergamos, duket për të finalizuar grabitjen e radhës.

Policia iu vu nga pas, por shqiptari shtpoi shpejhtësinë dhe kështu nisi një gare ndjekeje. Kur pa se nuk do ia dilte dot, shqiptari braktisi në një fushë makinën dhe ia mbathi vrapit, por nuk mundi të ecte shumë gjatë, pasi u prangos. Ai akuzohet tashmë edhe për dhunën ndaj karabinierëve, pasi nuk pranoi të dorëzohej qetësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco