EMRI/ Shqiptarin e kap paniku pasi e 'zunë mat', hidhet nga kati i katërt

EMRI/ Shqiptarin e kap paniku pasi e 'zunë mat', hidhet nga kati i katërt

17:34, 20/01/2018
A+ Aa A-

Ishte një shenjestër të policisë, por në tentativë për ti shpëtuar merr veprimin që për pak i kushtoi jetën.

Bëhet fjalë për shqiptarin Eduart Nezha, në shënjestrën e policisë për grabitje, i cili u kap mat nga policia, raportojnë spt mediat lokale.

Kur pa se policia po i afrohej dhe nuk kishte më rrugë tjetër, ai guxoi të hidhej nga kati i katërt, përmes dritares.

Ai përfundoi me shumë plagë nga rrëzimi, por jashtë rrezikut për jetën dhe u shtrua në spital.

Poshtë ishin edhe agjentet e policisë, të cilët e vunë nën masën e arrestit në spital. Ndërkaq policia ka kërkuar ndihmën e banorëve, të njohin sendet e vjedhura.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco