Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Korçë, ja arsyeja

Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Korçë, ja arsyeja

12:57, 20/01/2018
A+ Aa A-

Pezullohet nga detyra Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela. Ky i fundit është pronar i linjës së autobusëve ku u gjet dje 2 kg heroinë.

Çela është pezulluar nga SHÇBA, pasi është pronari i linjës së autobusit  ku u sekuestrua heroina, që kishte destinacion Greqinë.

Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Krimeve të Rënda. Policia lokale po vijon hetimet për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.

Pjesë e hetimit do të jetë edhe oficeri i policisë i pezulluar nga detyra Edmond Çela, ndërsa deri tani i arrestuar është vetëm shoferi i autobusit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco