Mega-operacion i policisë italiane/Sekuestrohen 1.5 tonë hashash dhe 10 kg heroinë

Mega-operacion i policisë italiane/Sekuestrohen 1.5 tonë hashash dhe 10 kg heroinë

11:15, 20/01/2018
A+ Aa A-

Policia italiane ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 1470 kg hashash dhe 10 kg heroinë, ndërsa u arrestuan 3 persona.

Kjo konsiderohet ndër sasitë record të sekuestruara nga policia italiane, ndërsa vlera e drogës në treg, nëse do të shitej kapte shifrën e 8 milionë euro.

Droga është zbuluar në një fabrikë çimentoje në Carini, Palermo, ndërsa janë arrestuar pronarët e fabrikës, shtetas Italian, si dhe drejtuesi i një kamioni.

Sipas mediave italiane,lënda narkotike ishte e paketuar në 49 pako, ku secila peshonte 30 kg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco