Pas Haki Çakos, një tjetër furtunë pritet në rradhët e policisë...

Pas Haki Çakos, një tjetër furtunë pritet në rradhët e policisë...

22:58, 19/01/2018
A+ Aa A-

Pak javë më parë, Haki Çako u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por duket se kjo nuk do të jetë e vetmja lëvizje në rradhët e policisë. Me emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm, priten të tjera lëvizje në strukturën drejtuese të policisë, qoftë në Drejtorinë e Përgjithshme, ashtu edhe në drejtoritë vendore.

“Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja”, ka pohuar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ftuar në një studio televizive.

Në këtë mënyrë duket se Xhafaj ka paralajmëruar një tjetër furtunë në pozicionet drejtuese të policisë, që duket se nuk do të kursejnë drejtorët e qarqeve, shefat e komisariateve apo të tjerë funksionarë me grada të larta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/01/2018 23:49

Ne vend numero do rrini,nuk mund te luftohet krimi kur ne krye esht vellai i nje trafikanti, pale na bejne edhe moral se na qenka i besuari i amerikaneve

Shto koment

Denonco