Gjyshi shqiptar hero në Itali, vdes në aksident ndërsa i shpëton jetën mbesën. Ja emri

Gjyshi shqiptar hero në Itali, vdes në aksident ndërsa i shpëton jetën mbesën. Ja emri

14:54, 08/10/2016
A+ Aa A-

Ndërsa ka parë se drejt tij po vinte me shpejtësi një makinë, ka vendosur që të shtyjë karrocën ku po flinte mbesa e tij vetëm 2 vjeçe dhe ka mbetur vetë në mes të rrugës, duke humbur jetën nga përplasja me mjetin, shkruan SYRI.net.

Gjesti heroik është bërë nga një shqiptar 79 vjeç në Padova mbrëmjen e djeshme. Siç shkruan media italiane gjesti që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve ka ndodhur në syrin e qindra banorëve, raporton SYRI.net.

Shqiptari i cili mbeti i vdekur në këtë aksident është identifikuar si 79-vjeçario Novruz Hasa, ndërsa mbesa e tij 2 vjeçe, Ilesia është transportuar në spitalin e Padovës.

Si çdo natë gjyshi i vogëlushes ishte duke bërë xhiron e zakonshme në rrugën “Caltana”. Ishte ora 20:00, kur Novruz Hasa ka mbetur i vdekur në aksidentin tragjik. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco