Detaje të reja,  hetimet zbardhin shpërthimin tek Liqeni i Thatë, pse u arrestua Klajdi Gjeçi

Detaje të reja, hetimet zbardhin shpërthimin tek Liqeni i Thatë, pse u arrestua Klajdi Gjeçi

11:19, 19/01/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja lidhur me eksplozivin që iu vendos makinës së Ndue Rajtës, administrator i një firme inertesh në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2017 për të cilën dje u arrestua Klajdi Gjeci, si autor i dyshuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes të atit të 31 vjeçarit dhe Rajtës ka pasur një konflikt i nisur kur ky i fundit mbante bilancin e magazineve në pronësi të Gjecit.

'Konflikti mes tyre nisi kur nga bilanci mungonin mallra me vlera te mëdha parash. Për këtë u akuzua Rajta. Klajdi Gjeci i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje por ai nuk ka pranuar duke mohuar të ketë lidhje me humbjen" bëjnë me dije burimet hetimorm shkruan Ora Neës.

Vete Klajdi Gjeci nuk ka dhënë asnjë dëshmi para uniformave blu dhe ka mohuar të jetë autor i vendosjes së eksplozivit në makinën e Ndue Rajtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco