Drogë nga Vlora për në Tiranë, kapen 65 kg kanabis, 5 persona bien në pranga. Ja emrat

Drogë nga Vlora për në Tiranë, kapen 65 kg kanabis, 5 persona bien në pranga. Ja emrat

09:17, 16/11/2016
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë i policisë ka çuar në pranga 5 të rinj, të cilët janë kapur duke transportuar një sasi prej 65.8 kilogramësh kanabis sativa. Aksioni është bërë nga Policia e Durrësit.

Burime nga uniformat blu thanë për SYRI.net se droga ishte duke u transportuar nga Vlora për në Tiranë, ku edhe ishte destinacioni i  fundit i lëndës narkotike.

Në pranga janë vënë, Pilo Zanaj, Besian Halka, Xhevahir Mici, Islam Imeraj e Armando Bardhi, nga 34 deri në 23 vjeç, nga Vlora dhe Tirana thanë burimet për SYRI.net.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në orën 20:00, në lagjen numër 14, ku ishin duke udhëtuar me makinat e llojeve “Benz” e “BMW”.

Policia ka shpjeguar se Pilo Zanaj e Besian Halka, janë kapur duke transportuar nga Vlora në Durrës, 65 kilogramë e 834 gram lëndë narkotike kanabis. Janë bllokuar dy makinat 10 celularë, karta identiteti e pasaporta. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco