Bulqizë/ Adoleshenti përplaset nga makina, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Bulqizë/ Adoleshenti përplaset nga makina, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

22:54, 17/01/2018
A+ Aa A-

Një adoleshent është përplasur nga një makinë në aksin Bulqizë-Shupenzë, mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë: Në fshatin Krajkë, M.L, rreth 16 vjeç, duke ecur në këmbë në rrugë është aksidentuar nga një mjet ende i pa identifikuar nga policia.

Ai po dërgohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, per te sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e mjetit që ka përplasur M.L..

“Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli, po krihet zona nga shërbimet e policisë për identifikimin e mjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin”, njofton zyrtarisht Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco