DETAJE/ Dhunohet barbarisht shefi i regjimit të burgut 313

DETAJE/ Dhunohet barbarisht shefi i regjimit të burgut 313

17:30, 17/01/2018
A+ Aa A-

Shefi i regjimit të burgut 313, Bledar Pura është dhunuar me sende të forta. Sipas burimeve policore, ai është gjetur i shtrirë mëngjesin e sotëm te zona e Freksut, në afërsi të një pallati.

Kanë qenë kalimtarë që kanë vënë re 36-vjeçarin dhe rreth orës 8 kanë lajmëruar Policisë. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe Ambulanca dhe Pura u transportua në spital.

Sipas deklarimit para uniformave blu, ai ka thënë se është dhunuar nga "2 apo 3 persona".

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat e hetimit për dhunën ndaj Purës është ajo për shkak të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi17/01/2018 17:55

Turp per shtetin! Ndonje urdher i dhene nga burgu per ta rrahur sherbetorin e shtetit...cthote ajo lavirja ministria e drejtesise

Shto koment

Denonco