VIDEO/ Dhunohet  barbarisht nga policia dhe dënohet me burg, misteri i dosjes 1 mln €

VIDEO/ Dhunohet barbarisht nga policia dhe dënohet me burg, misteri i dosjes 1 mln €

21:55, 15/11/2016
A+ Aa A-

Albert Kanani nga qyteti i Beratit është arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit të Shkodrës, për kalim të paligjshëm të kufirit, rreth një vit më parë. Pasi është ndaluar në Murriqan, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër e ka shoqëruar drejt Beratit, ku më pas edhe është dhunuar. Nga dhuna e marrë ka përfunduar në gjendje kome.

Gjatë kontrollit, në automjet iu gjet një faturë transfertë prej një milion eurosh. Pas verifikimit, AK invest dha përgjigjen se nuk rezulton që ky shtetas të ketë bërë një transfertë të tillë.

“STOP” siguron dosjen e plotë të Prokurorisë së Shkodrës, ku “gabimet” janë të shumta e të ndryshme.

Vetë i dhunuari Albert Kanani, tregon për emisionin “STOP” këtë ngjarje të paprecedentë dhe dyshuese.

Unë jam arrestuar në Berat rreth një vit më parë.

Për çfarë akuzoheni?

Akuzohem për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si jeni njohur ju me akuzën?

Me akuzën jam njohur tepër vonë sepse mua më kanë ndaluar në Shkodër, kam paraqitur pasaportën në pikën doganore, më kanë ndaluar, më kanë shoqëruar fillimisht në drejtorinë e policisë së Qarkut Shkodër dhe nga aty në Berat. Sapo kemi shkuar në Berat, na kanë dhunuar dhe nuk kam marrë vesh asgjë. Me akuzën jam njohur shumë vonë, kur jam përmendur pasi kam dalë nga gjendja e komës.

Ku jeni dhunuar?

Në Berat.

Në ambientet e policisë?

Po, në zyrën e trafiqeve, në katin e katërt në mos gaboj.

Sa muaj burg keni bërë?

Kam bërë shtatë muaj burg.

Më pas çfarë ndodhi?

Nga paraburgimi kam kaluar në arrest shtëpie dhe kam qëndruar dhjetë muaj arrest shtëpie.

Më pas?

Vazhdon gjykimi…”

Çështja më pas i është deleguar prokurorit Arben Smaçi. Por ky i fundit asnjëherë nuk arriti ta merrte në pyetje Albert Kananin dhe ai nuk u njoh kurrë se çfarë akuze rëndonte mbi të.

Emri i personit nga Albert Kanani, është shkruar Aniz Zenuni. Ndërsa makina nga raporti i policisë në atë të prokurorisë, është shndërruar nga “Wolsvagen Polo” në “Benz” me të njëjtat targa EK 665 PV. Pra vetë zoti Kanani posedon një makinë tip “Polo”, ndërsa informacioni i përpiluar nga prokurori i çështjes, tregon se Kanani posedon një mjet tip “Benz”.

Të tjera probleme me tabulatet e telefonit, por edhe deportimin e qytetarit Bendo nga autoritetet malazeze, që gjithashtu nuk rezulton i vërtetë.

Të gjitha këto pasaktësi “të pafajshme” hedhin dyshime të forta mbi çështjen e Albert Kananit, i cili ka bërë shtatë muaj burg dhe tani është në arrest shtëpie. /Tv Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco