‘Do bësh seks me mua ose të publikova videon’, pendohet ushtari i FA, por mbetet pas hekurave

‘Do bësh seks me mua ose të publikova videon’, pendohet ushtari i FA, por mbetet pas hekurave

21:44, 15/11/2016
A+ Aa A-

Ushtari 23-vjeçar i Forcave të Armatosura, Gersian Dumi, i cili i kërkoi seks koleges së tij E.K., duke e shantazhuar se do ti publikonte një video intime të saj të cilën pretendonte se e dispononte, ka shprehur pendesë para gjykatës.

Por, pavarësisht kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dhënë sot masën e sigurisë së arrestit me burg për të riun, mbi të cilin rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes”, me qëllim përfitimin me kryerje të marrëdhënieve seksuale.

Prej një muaji e gjysmë, duke përdorur një adresë të rreme në Facebook, efektivi i policisë ushtarake shantazhonte kolegen e tij që të kryente marrëdhënie seksuale më të, ose përndryshe do ti publikonte videon në internet.

E ndodhur nën shantazhe të vazhdueshme, Vajza ka bërë denoncimin në polici.

Gersian Dumi, u arrestua të dielën nga efektivët e policisë së Tiranës, pasi kishte lënë një takim në një hotel me vajzën, e cila ka bashkëpunuar me policinë për vënien në pranga të 23-vjeçarit.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco