Zbulohet lloji i armës që ekzekutoi Oliver Ivanoviçin...

Zbulohet lloji i armës që ekzekutoi Oliver Ivanoviçin...

21:27, 16/01/2018
A+ Aa A-

Autopsia ka konkluduar se Oliver Ivanoviç, i ekzekutuar pranë zyrave të partisë që drejtonte “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, është qëlluar me 6 plumba. Sipas ekspertizës që i është bërë plumbave të gjetur në trupin e viktimës, rezulton se ato i përkasin një arme tip revolver “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Autopsia, me këmbënguljen e familjarëve të Ivanoviç,  është kryer në qendrën spitalore të Mitrovicës, ndërsa procesi është udhëhequr nga mjekët e Institulit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.

“Ka gjashtë shenja,  katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup.  Plumbat kanë prekur pjesën e kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviç, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.

Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Ivanoviç është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës.  E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco