Plumba për dashurinë e ndaluar, Gjykata lë në qeli të riun që qëlloi drejt kushërirës

Plumba për dashurinë e ndaluar, Gjykata lë në qeli të riun që qëlloi drejt kushërirës

18:48, 16/01/2018
A+ Aa A-

I riu që shihni në foto është Bajram Krasniqi, 22-vjeçari nga Babunja e Divjakës, që të premten e kaluar qëlloi me 3 plumba një  14 vjeçare me të cilën ishte i dashuruar, por nuk e dinte se kishin një lidhje gjaku.

Image

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë, 22-vjeçari u shfaq i penduar. Ai pranoi se qëlloi drejt 14-vjeçares, por theksoi se asnjë herë nuk kishte qenë në dije të lidhjes së gjakut.

Prokuroria nga ana tjetër ka ngritur ndaj të riut akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, mbi të cilat gjykata e Lushnjes vendosi ta lërë në qeli.

Ngjarja që për pak mund të prodhonte një tragjedi u regjistrua të premten e kaluar më datë 12 janar, ku 22-vjeçari Krasniqi qëlloi me armë ndaj 14-vjeçares, pasi kishte mësuar se prindërit do ta fejonin me një tjetër.

Ose do të bëhesh e imja ose e askujt "u citua i riu të jetë shprehur ndërsa qëlloi nxënësen e klasës së tetë që fatmirësisht nuk u prek nga plumbat".

Familjarë të vajzës thanë se kjo lëvizje kishte ardhur pikërisht për të penguar dashurinë e ndaluar, por pa arritur që të informojnë të riun për lidhjen e gjakut. /Ora News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco