Krim në familje, motra godet vëllanë me thikë

Krim në familje, motra godet vëllanë me thikë

16:20, 16/01/2018
A+ Aa A-

Një sherr në familje mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë.

Ngjarja është shënuar dje në Orikum të Vlorës, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë. Mësohet se 31-vjeçare E.K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E.K., 20 vjeç.

I riu pas mjekimit të marrë në spital u kthye në banesë, ndërkohë që 31-vjeçarja u arrestua nga policia. Materialet hetimore në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së Nevojshme”.

Burime policore bëjnë me dije në në kulmin e një sherri verbal i vëllai ka tentuar të sulojnë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco