Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Shpërthim me eksploziv makinës luksoze

Shpërthim me eksploziv makinës luksoze

16:18, 16/01/2018
A+ Aa A-

Një makinë e parkuar është dëmtuar nga një shpërthim eksplozivi në Fushë-Bulqizë mbrëmë vonë.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, rreth orës 23:10, në vendin e quajtur "Pishat", dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë plasëse automjetit tip “Land Rover”, në pronësi të shtetasit A.Sh.,  41 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme të vogla materiale të mjetit, në pjesën e parme të tij, sqaron Policia.

Sipas deklarimeve të A.Sh., ky automjet ka qenë i parkuar prej disa ditësh në anë të rrugës, pasi nuk ishte në gjendje të rregullt teknike.

Pritet që ekspertët xhenier të përcaktojnë llojin e lëndës plasëse. Ndërkohë, një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco