Akuzohet për trafik droge, ja reagimi i Ministrisë së Brendshme ndaj policit...

Akuzohet për trafik droge, ja reagimi i Ministrisë së Brendshme ndaj policit...

21:12, 15/01/2018
A+ Aa A-

Ministri e Brendshme, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, ku dyshohet implikimi i punonjësit te Policisë së Shtetit,  Julian Balliu në një tentativë për trafik e shitje narkotikesh, njofton se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj tij.

Gjithashtu, me urdher të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyre oficer i Policisë së Qarkullimit Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes.

Strukturat e SHÇBA janë duke kryer të gjitha veprimet proccedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi15/01/2018 23:38

Policia e rilindies se keqes

Shto koment

Denonco