VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet, ja kush është autori i grabitjes së Hipotekës Foto ilustruese

VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet, ja kush është autori i grabitjes së Hipotekës

17:03, 15/01/2018
A+ Aa A-

Në media janë publikuar pamjet e autorit, teksa largohet pas grabitjes së Hipotekës në Tiranë pasditen e sotme.

Image

Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë duket grabitësi, një djalë i ri, i veshur me të zeza, me bluzë me kapuç, teksa largohet me vrap nga Hipoteka.

VIDEO e publikuar nga Report Tv

Policia njoftoi se rreth orës 14:05, në Sallën Operative një telefonatë njoftoi se në rrugën "Panorama", në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash.

Në vendngjarje shkuan disa shërbime policore pas marrje së alarmit.

Nga veprimet paraprake, rezulton se brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh.

“Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

Dëshmitarë thanë për Syri.net se një person hyri i armatosur me një pistoletë brenda ambienteve të Hipotekës dhe kërcënoi të pranishmit.

Pasi mori paratë, u larguar me shpejtësi. E gjithë skena ka zgjatur pak minuta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco