FOTO/ Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkimi tregon për gëzimin pas tragjedisë

FOTO/ Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkimi tregon për gëzimin pas tragjedisë

16:37, 15/01/2018
A+ Aa A-

Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre në Itali tronditi opinionin publik në mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti. Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qendër rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi duket se ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re. Mediat italiane “Giornale di Como” ka intervistuar Dobrushin i cili vijon të jetojë në Itali dhe ka krijuar një familje të re. Ai është martuar dhe në prill pret një fëmijë.

“Në prill 49-vjeçari u martua me Afërditën, një 36 vjeçare me origjinë nga Shqipëria dhe tani çifti pret një djalë i cili duhet të lindë më 3 prill, ditën kur Simona, vajza më e madhe duhet të mbushte 17 vjeçe”, shkruan “Giornale di Como”.

Image

Sytë e babait janë të mbushurz me lot kur flet për të bijat, por ai falënderon popullin e Lecco-s që i është gjendur pranë.

“Simona ishte volejbolliste, ndërsa Kejsi pëlqente vallen popullore, Sindi një fëmijë i dashur”, kujton me dhimbje ai.

Gruaja e re ka provuar të mbështesë burrin e saj në luftën e përditshme kundër dhimbjes.

“Në muret e shtëpisë sonë në Lecco varen fotot e vajzave të mia, thotë ai. Qyteti i Lecco-s është qyteti im dhe Italia është vendi im. Dëshiroj t’i falenderoj italianët sepse ndihma e tyre ishte thelbësore për mua”, Bashkim Dobrushi nga media italiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco