FOTO/ Atentati në Tiranë, zbardhen detaje të reja, Boçi ishte në makinë me ...

FOTO/ Atentati në Tiranë, zbardhen detaje të reja, Boçi ishte në makinë me ...

10:24, 15/01/2018
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me atentati i ditës së djeshme në Tiranë, ku 32-vjeçari Emiljano Boçi u ekzekutua në makinë.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe miku i tij 26 vjeç, Maklen Disha.

Deri më tani mësohet se kanë shoqëruar 25 persona me të kaluar kriminale, shumica prej të cilëve njohje e viktimës.

Boçi sapo ishte kthyer nga Gjermania prej rreth 3 javësh, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, i cili jeton atje, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime.

Ata janë qëlluar sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, nga një person ende i paidentifikuar.

Burime nga Policia, thanë se në drejtim të makinës, është qëlluar, të paktën, 5 herë me armë zjarri, me silenciator.

Image

Boçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa transportohej drejt Spitalit të Traumës.

Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por, fatmirësisht, ajo i ka shpëtuar plumbave.

Vajza që i shpëtoi atentatit ka lajmëruar Policinë, ndërsa vetë është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës, me automjetin e viktimës, shkruan Panorama.

Policia tha se Emiljano Boçi ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa miku i tij, Melvi Disha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco