Shefi i Krimeve të Shkodrës: Vendi ynë nuk është ky, nuk fitojmë dot betejën me krimin pa...

Shefi i Krimeve të Shkodrës: Vendi ynë nuk është ky, nuk fitojmë dot betejën me krimin pa...

14:03, 13/01/2018
A+ Aa A-

Shefi i policisë kriminale të Shkodrës Saimir Rrustemi ka bërë një apel të fortë përmes rrjeteve sociale në ditën e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.

“Sot është 105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit. Kjo ditë e gjen organizatën tonë në një moment kycc të historisë së saj ku ka filluar një luftë e fuqishme brenda dhe jashtë saj kundër krimit të organizuar.

Një luftë që do ia ndryshojë faqen vendit tonë. Por të vetëm ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmën e ccdo institucioni dhe të gjitha hallkave të këtij shteti. Prandaj sot une do ul kokën dhe do ju lutem duke u kërkuar ndihmë. Do ul kokën e tju lutem kolegeve të mi: vendosni në cilen anë të barrikadës do qëndroni. Do ul kokën para prokuroreve e gjyqtarëve: Boll më! Vendi ka nevojë për pjesën tuaj të drejtë e të ndershme!

Do ul kokën e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Është edhe momenti i juaj!

Do ul kokën e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbështetur tek paratë e krimit! Ato mund t’ju favorizojnë një moment ,por ai moment do jetë fundi i biznesit tuaj.

Dua të ul kokën e t’u lutem mësuesve tanë: Ngrihuni në nivelin që kërkon puna juaj, edukojini të rinjtë tanë që të jenë të denjë për të qenë pjesë e pastër e vendit të tyre!

Do ul kokën e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me një detyrë të rëndësishme, të edukoni shoqërinë e t’u tregoni se cila është rruga e drejtë dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!

Do ul kokën e do i lutem të rinjve: Qëndroni larg veseve, përbuzeni atë ndjenjen e krenarisë për të qenë pjesë e grupeve kriminale të qytetit! Në pamje të pare mund t’ua marrë mendjen me pasurimin e shpejtë me makinat e bukura apo krenarinë per t’u dukur i fortë, por ju garantoj që kjo zgjedhje do ju shkurtojë jetën.

Mbase jam patetik, mbase jam i dalë mode, sic më thonë jam kundër rrymës, por dua tua përsëris:

Vendi ynë nuk është ky! Vendi ynë s’mund të jetë ky! Vendi ynë nuk duhet të jetë kurrë ky!

Zoti na ndihmoftë!”, shkruan Rrustemi në rrjetet sociale 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif14/01/2018 20:55

Ul koken sa te kesh qef ne deshire, ti ke gjith zinxhirin drejtues pleh fare, eshte gjithe qeveria qe te kapim ca te kapim, me kujtohet nje shprehje e Artan Lames ne nje emision qe pershkruante qeverisjen e PD( PARTIA SIMOTER E PS.) Merre dhe coje ne shpi thoshte, nuk ka rendesi ca eshte mjafton ta cosh nr shpi. Po sot a ka ndryshuar ndonje gje? Asgje fatkeqsisht eshte me keq biles, policia e shtetit u perdor si nje tabakino gjigande duke filluar nga shitja e farave, mbledhja e haracit per bimen, per mallin qe shitej nga spacatoret te cilet shisnin dhe mallin e policave , mallin qe kalohej jashte kufiri etj. Rilindje per xhepat e pushtetareve, menyre e re vjedhjeje "Kur te vime ne do vjedhim me mire apo me bukur sesa keta" Eduard Shalsi. Ktu o shoku shef ka ik per lesh cdo gje, por edhe ti mos na u hiq si naiv i madh se ka dicka qe nuk funksionon por ul bythen dhe puno dhe ske nevoje ti ulesh koken asnjerit, nuk paske pozicion roje por qeke shef krimesh. Ban punene tate dhe kaq

Ali Pashe Tepelena 14/01/2018 20:25

Bukur ke shkruar. C'detyre ke patur 2 vjetet e fundit? A denoncove dhe a e ngrite zerin per kanabizimi e vendit. Ka qene detyra jote funksionale. Edhe si polic i thjeshte. Ke bere nje betim kur u veshe uniformen . Para te gjitheve e "ule koken", por "harrove" kryesoren. Kush u detyroi te dilni para popullit te poshteruar, te kriminalizuar, si POLICI. Perplasja me te verteten te ben ta mbash koken larte e ndjesa te jete e besueshme. Ndryshe statusi yt duket HARTIM I POROSITUR. Sdq. Urime per 105 vjetorin.

rrezar14/01/2018 08:31

ky ashte mashhtrus polic i korroptume ska ftyre qe del e flet

Sigurimsi13/01/2018 17:07

Pershendetje koleg!Edhe une kam qen nje oficer policie dhe jam hedhur ne rruge nga rilindja bolshevike e Edi Rames.Te gjitha lutjet qe ke bere kujtdo jan te goditura bukur,me pelqejn.Por per te qene i sinqerte me ju kryelutja duhet te ishte ndaj politikes e cila ka futur e fut hundet ne policine e shtetit dhe e ka shkaterruar ate.Ne kete menyre do te ishe me i besuar.Po kete se ben dot.Megjithate pune te mbare!

eno13/01/2018 17:01

bravo polic po shko kerkoji ndihme saje qorit edhe vllait te xhafes

Shto koment

Denonco