Shpërthimi, zbardhet emri i një prej të plagosurve. Ndodhet në gjendje të rëndë

Shpërthimi, zbardhet emri i një prej të plagosurve. Ndodhet në gjendje të rëndë

11:29, 13/01/2018

Është bërë i ditur emri i një prej personave të plagosur nga shpërthimi i ndodhur në Shkodër.

Ai është Lulzim Adem Kulla dhe është në gjendje të rëndë.

Shpërthimi u regjistrua mesditën e sotme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Por paraprakisht ka dyshime, pasi nuk dihet se kush ka qenë objektiv i sulmit me tritol, makina apo shoqata serbe që ndodhet në këtë zonë.

Nga të dhënat e para mësohet se një sasi eksplozivi është vendosur pranë një dyqani.

Lulzim Kulla sipas raportimeve është arrestuar në 2006 nga forcat RENEA, ndërsa është hetuar si i dyshuar kryesor i disa ngjarjeje të rënda të ndodhura vitet e fundit.

Nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar kati i parë i një ndërtese, ku ndodhen bizneset e Kullës, ndërsa dyshimet janë se lënda eksploziv është vendosur në automjetin me targa AA 444 CX. Nga raportimet mësohet se në automjet nuk ka pasur njeri, ndërsa të plagosurit dyshohet se janë punonjës, pronarë apo shitës të dyqaneve për rreth.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment