Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

DETAJE/ Atentati në Divjakë, i riu donte të lidhej me kushërirën Arma e sekuestruar

DETAJE/ Atentati në Divjakë, i riu donte të lidhej me kushërirën

19:42, 11/01/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja bëhen me dije për ngjarjen në Divjakë këtë të enjte ku një 22-vjeçar shkrepi këmbëzën e një armë zjarri të drejtuar nga një vajzë 14 vjeçe. Mësohet se të dy kishin lidhje gjaku.

Pamundësia për të qenë me vajzën që dashuronte ka shtyrë një të ri nga fshati Babunjë i Divjakës të ndërmarrë një veprim që mund ti kishte marrë jetën asaj.

Bajram Krasniqi, 22 vjeç, u arrestua pasi qëlloi me pushkë gjysmëautomatike në drejtim të një vajze 14 vjeçe pasditen e kësaj të enjteje. Nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Burime thanë se Krasniqi kishte një pëlqim për vajzën, të cilën e ngacmonte prej kohësh. Por, së fundmi, kishte mësuar se prindërit e kishin fejuar 14-vjeçaren me dikë tjetër, pavarësisht moshës së mitur. Ka qenë kjo e fundit që i ka komunikuar vendimin e fejesës 22-vjeçarit, duke i kërkuar mos ta ngacmonte më.

Arsyeja pse prindërit e 14-vjeçares ishin kundër një lidhje mes Bajramit dhe vajzës së tyre ishte se të dy kishin lidhje gjaku me njeri-tjetrin. Të njohur të dy familjeve thanë se 22-vjeçari dhe 14-vjeçarja ishin kushërinj të dytë.

Pasi mësoi lajmin e fejesës së vajzës që dashuronte, Bajram Krasniqi i zuri pritë adoleshentes këtë të enjte me një armë në dorë dhe sipas burimeve policore, e shkrepi në drejtim të saj. Vajzën fatmirësisht nuk e kapi asnjë plumb. Në vendngjarje, efektivët e policisë gjetën 3 gëzhoja, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ashtu si dhe arma më cilën qëlloi i riu.

Efektivët e policisë arritën të arrestonin Krasniqin. Ai akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa aleje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco