Në Itali prostitutë, në Tiranë këngëtare/ Zbardhet e kaluara e errët e vajzës durrsake

Në Itali prostitutë, në Tiranë këngëtare/ Zbardhet e kaluara e errët e vajzës durrsake

18:20, 04/01/2018
A+ Aa A-

Një tjetër këngëtare i është këtë vit të ri tregut muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për vajzën nga Durrësi Fabjana Hoxha, e cila promovoi pak ditë më parë këngën e saj të parë në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

Por diçka e errët ‘fshihet’ në të shkuarën e saj. Emri i Fabjanës rezulton jo i panjohur për drejtësinë italiane. Del se ajo është arrestuar në Itali në vitin 2015 për shfrytëzim prostitucioni.

Në një artikull të publikuar në 18 shkurt të vitit 2015 nga media italiane “RomagnaNoi”, raportohet për arrestimin e Fabjanës dhe një tjetër shqiptar, Florjan Prini (me precedentë të mëparshëm për shfrytëzim prostitucioni), dy vite më i madh se 23-vjeçarja. Sipas hetimeve, ata kishin qëllim të kontrollonin prostitucionin në zonën ku shtrihet autostrada “16” në Rimini. Më konkretisht, i kishin vendosur gjobë ditore prej 50 euro çdo vajze që ushtronin prostitucion në atë zonë, të cilat nuk i përkisnin grupit të tyre. Nëse nuk bindeshin, atëherë përdorej dhuna, siç ndodhi në fakt me një hungareze e cila u godit me thikë në kofshë pikërisht nga Fabjana, asokohe edhe pa leje qëndrimi të rregullt në shtetin italian. Por, denoncimi i një prostitute në polici, çoi në arrestimin e të dyve.

    Hetimet

    Hetimi nisi më 16 qershor 2014, pas një mosmarrëveshjeje të dhunshme midis prostitutave në Rimini. E plagosur atë natë përfundoi një vajzë, pjesë e një grupi prostitutas hungareze, të cilave iu kërkua të paguanin 50 euron ë ditë  për të vijuar ushtrimin e prostitucionit përgjatë autostradës “16” në Rimni. Konflikti mes dy grupeve të prostitutave përfundoi me një goditje me thikë ndaj hungarezes nga Fabjana.

    Hetimet më vonë zbuluan se Fabjana dhe grupi i saj, para se të shkonin në vendngjarje zbritën nga një makinë që drejtohej nga Florjani, i cili ishte pikërisht personi që i vuri grupit të prostitutave hungareze.

    Disa muaj më vonë, Fabjana u identifikua nga policia si autore e plagosjes. Ajo u shoqërua në komisariat pasi u kap nga agjentët duke ushtruar prostitucion.

    Fabjana u lirua më pas dhe u ndoq nga efektivët derisa sa shkoi në një banesë në komunën Torre Pedrera (Rimini) ku jetonte bashkë me Florjanin.

    Ndërkohë çifti, për të qetësuar ujërat, arriti të humbte gjurmët deri kur një prostitutë hungareze kallëzoi në polici se ata ishin kthyer në Itali dhe kishin sjellë me vete edhe një tjetër shqiptare, të cilën pasi i kishin marrë dokumentat e identifikimit, e detyronin të prostituohej në kushte “të pasigurta shëndetësore”. Ajo shtoi se një pagesë prej 1.300 euro i është bërë Florjianit dhe Fabianës për të “liruar” vajzën shqiptare.

    Kësaj të fundit iu vu celulari nën përgjim nga hetuesit, pasi nuk pranoi të bënte kallëzim ndaj çiftit Florjan-Fabjana.

    Dhe ishin pikërisht përgjimet telefonike që fundosën çiftin. Në një bisedë të përgjuar, Florjani i thotë vajzës shqiptare:

    “Mos harro se isha unë që të solla këtu, ti je e imja dhe me ty bëj çfarë të dua. Kjo nuk është një lojë”.

    Fjalë që bashkë me dëshmitë e vajzave hungareze të sulmuara në 16 qershor 2014, çuan në arrestimin e Fabjanës dhe Florjanit në shkurt 2015.

    Media italiane, në artikullin e publikuar më 18/02/2015/ raportonte se çifti arrinte që gjeneronte deri në 1.000 euro në ditë nga aktiviteti i paligjshëm.

    VIDEO - Pamjet e arrestimit

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku05/01/2018 08:36

    Bravo Çan. Drejt rrugës për perfeksionimin e Gjuhës Shqipe, krijim sinonimesh, këngëtare=prostitutë. Nuk e imagjinoj në se do zbrazet apo do mbushet klubi. Por kjo paska qenë edhe shfrytëzuese prostitucioni, që është krimi më i egër dhe i shëmtuar që egziston. Bravo Çan, talentin e zbulove i pari, çudi si i ka shpëtuar EDramës pa e bërë deputete. Do ta bënte "kujdestare" të parlamentareve.

    Shto koment

    Denonco