Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, arrestohet në SHBA një prej të dyshuarve/Emri

Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, arrestohet në SHBA një prej të dyshuarve/Emri

15:46, 23/12/2017
A+ Aa A-

Një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur  në qershor 2015 në Lazarat, është arrestuar në SHBA.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, shtetasin në kërkim ndërkombetar : · Ruhan Hiraj, 20 vjeç,  lindur në Gjirokastër.

Ndaj 20 vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”  për  veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim,  “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.

Përmbledhje faktesh:

Në  24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA  si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë,  janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqiperisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco