Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ ‘Ja sendet e çmuara që u sekuestruan në banesën e Tahirit’

VIDEO/ ‘Ja sendet e çmuara që u sekuestruan në banesën e Tahirit’

23:38, 12/12/2017
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka sekuestruar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri një byzylyk të djalit të vogël, një varëse të bashkëshortes por që ka rezultuar të jetë e gjyshes së tij.

Hoxha tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, është sekuestruar një palë vëthë dhe një byzylyk tjetër.

Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë vendosi sot masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” ndaj ish deputetit Saimir Tahiri. Gjykata  gjithashtu ka urdhëruar Prokurorinë të sekuestrojë pasaportën e ish-ministrit dhe “çdo mjet tjetër identifikues të tij të vlefshëm për daljet jashtë shtetit, dhe të njoftojë të gjitha pikat e kalimit kufitar për urdhërimin e gjykatës”.

*‘Saimiri donte diamante’, Zbulohet vendimi i gjykatës: Ja provat që fundosin Tahirin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco