FOTO/ Krim në familje, shqiptari tenton të vrasë ish-gruan

FOTO/ Krim në familje, shqiptari tenton të vrasë ish-gruan

23:19, 12/12/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar është nën hetim në Gjermani, nën akuzën se ka tentuar të varsh ish-gruan e tij.

Siç raportojnë sot mediat gjermane, prokuroria dhe policia e Celle (qytet në Gjermani) po hetojnë shqiptarin 34-vjeç me banim në Bramsche (identiteti i të cili nuk bëhet i ditur) nën akuzën se ka tentuar të mbysë me duar ish bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar të rinisë lidhjen me të.

Ngjarja për të cilën i akuzuari ka dalë para gjykatës është shënuar mbrëmjen e 3 dhjetorit. Atë datë, miq të përbashkët të 34-vjeçarit dhe 25-vjeçares e kanë vizituar. Bashkë me grupin ishte edhe ish bashkëshortja. 34-vjeçari i ka kërkuar ish-gruas që të kthehet me të dhe kur kjo e fundit nuk ka pranuar, ai i ka vendosur duart në fyt. Ndërhyrja e miqve ka bërë që ajo të shpëtojë nga një fund tragjik.

E reja u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 34-vjeçari u arrestua një ditë më pas. Ai u vunë në pranga pas një urdhër-ndalimi të Prokurorisë. Teksa doli para gjykatës, shqiptari pranoi se e kishte mbytur ish partneren, por mohoi akuzat e ngritura se donte ta vriste.

Gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco