Atentati me armë zjarri, ja kush është shënjestra. Emri

Atentati me armë zjarri, ja kush është shënjestra. Emri

18:38, 12/12/2017
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri është shënuar pasdites e kësaj të marte në Orikum të Vlorës, ku një i ri është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Syri.net” mëson se personi i plagosur është Denis Brahimi, 23 vjeç.

Ngjarja

Një telefonatë rreth orës 17:20 ka dhënë alarim në Salln Operative të Policisë: Në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se:

Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy persona janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 23-vjeçarit, i cili po qëndronte në rrugë.

Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre, njofton Policia.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco