Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Atentat me armë zjarri ndaj të riut në Orikum

Atentat me armë zjarri ndaj të riut në Orikum

18:30, 12/12/2017
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri është shënuar në Orikum të Vlorës këtë të martë.

Policia njofton se: Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se:

Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.

Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

*Atentati me armë zjarri, ja kush është shënjestra. Emri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco