Shpërblimi për festat e fundvitit, policia mbetet ‘thatë’

Shpërblimi për festat e fundvitit, policia mbetet ‘thatë’

18:15, 12/12/2017
A+ Aa A-

Oficerët e Policisë nuk do të marrin shpërblime për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave thonë se nuk është parashikuar shpërblim për uniformat blu. Fondi prej 1.8 miliardë lek që do jepet për shpërblimet, do shkojë vetëm për shtresat në nevojë.

Më shumë se 11 mijë polic nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. “Report TV” raporton se u interesua pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ku dy inctitucionet thanë se nuk është planifikuar ndonjë shpërblim për uniformat blu.

Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk është parashikuar shpërblim për policët në fondin prej 1.8 miliardë lek, I cili do shkojë  për dhënien e 3 mijë lekëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Edhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë propozim për t’ju dhënë pagë shtesë ose shpërblim oficerëve të Policisë për festat e fundvitit.  Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certifikata për shërbime të dalluara.

Gjithsesi do të jetë qeveria e cila do të vendos, në momentin që do miratohen shpërblimet për pensionistët she shtresat në nevojë. Deri më tani të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit nuk mbulojnë edhe dhënien e shpërblimeve për pensionistët.

Në vitin 2015 oficerët e Policisë morën 5 mijë lekë të reja shpërblim, ndërsa një vit më parë përfituan rreth 200 polic të cilët kishin marrë certifikata për vlerësime në punë.

Vendimi për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet nga qeveria në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, por deri më tani oficerët e Policisë nuk parashikohet të përfitojnë. /Report TV/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco