Grabitet sasi e madhe parash në një banesë

Grabitet sasi e madhe parash në një banesë

18:04, 12/12/2017
A+ Aa A-

Një shumë e madhe parash është grabitur në një banesë, natën mes të hënës dhe së martës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës të Konispolit, në banesën e shtetases S.D., 57 vjeçe.

Gruaja pretendon persona të pa identifikuar, kanë vjedhur në banesën e saj 9500 euro.

E dëmtuara ka bërë denoncim në policinë e Sarandës, pasi ka zbuluar mungesën e parave në banesë.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton Policia.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për ndjekje të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco