Hetimi ndaj Tahirit, zbulohen detaje të reja: Ish-ministri dhe biznesmeni Sota, bashkë në ...

Hetimi ndaj Tahirit, zbulohen detaje të reja: Ish-ministri dhe biznesmeni Sota, bashkë në ...

15:00, 12/12/2017
A+ Aa A-

Në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimr Tahiri, burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur të dhëna të tjera lidhur me njohjen e Saimir Tahirit me biznesmenin 25-vjeçar Orest Sota.

Sipas këtyre burimeve, Tahiri kishte udhëtuar dy herë jashtë vendit gjatë vitit 2017 me automjetin e Orest Sotës. Të dyja daljet ishin kryer nga Pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi.

Zyrtarisht, udhëtimet kanë qenë në muajin shkurt dhe korrik të këtij viti. Të njëjtat burime saktësojnë se disa udhëtime janë kryer nga vetë deputetit Tahiri me makinën e 25-vjeçarit Sota edhe në vitin 2016.

Prokuroria thekson se Tahiri ishte kthyer në Shqipëri nga këto udhëtime  2 apo 4 ditë më pas.

Këto prova të reja, sipas organit te akuzës, provojnë njohjen e biznesmenit me ish-ministrin e Brendshëm, duke rënduar pozitën e këtij të fundit./AbcNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/12/2017 16:05

Cfarë mut ministrash janë këta brraca, lango moçalesh që udhëtojnë me makina "të rastit" për të kombinuar punët e tyre të fëlliqura, në një kohë që shteti ka harxhuar miliarda për llukset e tyre dhe për super Mercedes Benzat zyrtare të tyre dhe paguan shoferë e bodiguardë. Shkojnë me banditë, shkojnë me dashnore, shkojnë me "sekretare e zvministre" me makina trafiqesh. Edhe vetë kryeministri shkojnë klandestin në USA me një bandit shofer taksie, gjasme çift homoseksualë, për një foto me Obamëm, të paguar me narkodollarë. Partneri/partnerja e EDramës mori dënim penal për këtë ndodhi. Qeveria më kot që mund të egzistojë rrotull nëpër glob.

Ilir12/12/2017 15:07

Vazhdoni vazhdoni ju.. burrime te sigurta.. do i shifni burimet me kryeprokurorin e ri

Shto koment

Denonco