Itali, si i tradhtoi fytyra 2 shqiptarët me kokainë, duke dalë nga qendra tregtare

Itali, si i tradhtoi fytyra 2 shqiptarët me kokainë, duke dalë nga qendra tregtare

10:32, 12/12/2017
A+ Aa A-

Atyre iu gjet drogë në makinë, kokainë, nga karabinierët e Nerviano, Itali. Çdo gjë ndodhi mëngjesin e 29 nëntorit në parkingun e makinave në Auchan. Në pranga përfunduan dy shqiptarë, të dy pa strehë: njëri 27 dhe tjetri 23 vjeç. Ata sapo kishin dalë nga qendra, pas blerjeve që kishin bërë. Por,  kur kanë parë patrullën e policsë, ata janë shqetësuar dhe pikërisht këtë moment, Policia ka vendosur t’i kontrollojë.

Dy shqiptarët muk kishin asgjë me vete, por në makinën e tyre u gjetën 41 gr kokainë ndarë në disa doza. Ndërkohë që vazhdonte kontrolli, policia ka njoftuar kolegët e tjerë, që mbërritën në parking.

Duke marrë parasysh atë që u gjetën, karabinierët i morën me vete në komisariat të dy shqiptarët. Për të dy është marrë vendimi arrest me burg për posedim droge. Procesi gjyqësor ndaj tyre do të bëhet më 2 janar 2018.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco