Krimet e Rënda i ndalojnë Saimir Tahirit të dalë jashtë Shqipërisë

Krimet e Rënda i ndalojnë Saimir Tahirit të dalë jashtë Shqipërisë

10:40, 12/12/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë një vendim për ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vendimi është marrë gjatë një seance të mbajtur paraditen e sotme në gjykatë.

Krimet e Rënda kanë marrë vendimin që ti bllokohet pasaporta ish-ministrit Tahiri i cili është në hetim për dosjen ‘Habilaj’.

Vetëm pak ditë më parë Saimir Tahiri iku në Gjermani ku qëndroi disa ditë.

Fillimisht u fol se ai kishte qenë për të vizituar babanë e tij, por më pass kjo hipotezë u hodh poshtë, pasi ai kishte udhëtuar bashkë me një ish-funksionar të Ministrisë së Brendshme.

Më herët gjykata kishte vendosur që të bëhej një kontroll në banesën e Saimir Tahirit.

Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk i dha lejen gjykatës që të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Saimir Tahirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco