Vrasja në Divjakë për ngacmim seksual, viktima qe dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Vrasja në Divjakë për ngacmim seksual, viktima qe dënuar për shfrytëzim prostitucioni

09:18, 12/12/2017
A+ Aa A-

Klienti i një lokali në fshatin Goriçaj të Divjakës, i cili u vra nga pronari i lokalit, rezulton i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

42-vjeçari Eduard Stambolliu (ndryshe Admir Llupo), i cili u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, ishte person me precedentë penalë. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti. Stambolliu (Llupo) e humbi jetën rrugës për në spital.

Policia e Shtetit njoftoi se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:40 , është njoftuar se në fshatin Goriçaj të Divjakës ka ndodhur një vrasje. Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal është qëlluar me armë gjahu A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koment12/12/2017 10:00

Per motive te dobeta!!! A mund te me thote gazetari ndonje motiv te forte?

Shto koment

Denonco