Hetimet për vrasjen e Aleksandër Ndokës, ja çfarë ka mbledhur grupi hetimor...

Hetimet për vrasjen e Aleksandër Ndokës, ja çfarë ka mbledhur grupi hetimor...

23:11, 11/12/2017
A+ Aa A-

Hetimet mbi vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka janë në pikën “zero”.

Burime të Lapsi.al thanë se grupi hetimor i ka raportuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë vetëm provat e mbledhura deri tani dhe dëshmitë e dhëna në komisariat nga familjarët dhe disa persona të tjerë, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë dot asnjë provë, përveç disa gëzhojave në vendin e ngjarjes.

Kqyrja e e një kamere sigurie të një biznesi aty pranë që ende vazhdon nuk ka dhënë asnjë gjë me vlerë, për shkak të mungesës së një kohe të saktë të atentatit. Dyshohet se autorët e kanë shmangur këtë kamerë sigurie.

Edhe personat e shoqëruar janë liruar të gjithë. Burime të lapsi.al thanë se vetë familjarët nuk kanë zbardhur asnjë pistë apo të dyshuar.

Policia po shton dyshimet se autorët ishin vrasës me pagesë. Në sitë po kalojnë konfliktet e vjetra të familjes Ndoka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco