Vrau shqiptarin, drejtësia italiane e shpëton nga burgu

Vrau shqiptarin, drejtësia italiane e shpëton nga burgu

22:32, 11/12/2017
A+ Aa A-

I shpëton burgut italiani që vrau shqiptarin Gjergj Gjoni.

Gjykatësja e Milanos Teresa De Pascale, ashtu siç kërkoi Prokuroria, ka arkivuar hetimet për “vrasje nga pakujdesia”, akuzë në ngarkim të Francesco Sicignano. Pensionisti italian që në tetor 2015, qëlloi me armë zjarri 22-vjeccarin nga Puka, duke e lënë të vdekur.

Sipas hetimeve, i riu u fut në banesën e italianit për të vjedhur, ndërsa pensionisti ka vepruar për tu mbrojtur.

Ata që kundërshtuan vendimin i Prokurisë për mbylljen e hetimeve, të marrë në Maj 2016, ishin familjarët e të riut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/12/2017 08:06

Do kishin bërë më mirë ta kishin edukuar të mos vidhte në shtëpitë e botës.

Shto koment

Denonco