Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Emri/ Drogë në banesë, ja çfarë bën shqiptari për t’i shpëtuar policisë

Emri/ Drogë në banesë, ja çfarë bën shqiptari për t’i shpëtuar policisë

22:29, 11/12/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar ka tentuar ti shpëtojë policisë italiane, pas një kontrolli nga kjo e fundit në banesë.

Mediat italiane shkruajnë se në një banesë në katin e dytë në Via Visiona policia ka arrestuar tre persona një italian një tunizian dhe një shqiptar.

Pasi policia ka hyrë për të bërë kontroll në banesën e tre të rinjve, shqiptari ka tentuar të largohet duke u hedhur nga kati i dytë i banesës ku ka pësuar dëmtime në këmbë.

Policia bën me dije se në shtëpi u kapën në flagrancë duke përgatitur marijuanën të tre shtetasit: Gjergji Kokoshari, me shtetësi shqiptare, Tarek Abbassi dhe Saide Anis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 3.3 kilogram marihuanë (e cila në rast shitjeje do të sigurontë 20 mijë euro) dhe 17 gram hashash. Të tre të arrestuarit u çuan në burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco