Ekzekutimi i biznesmenit, a ka lidhje me atentatin ndaj 29-vjeçarit? Fadil Tërnova

Ekzekutimi i biznesmenit, a ka lidhje me atentatin ndaj 29-vjeçarit?

21:08, 11/12/2017
A+ Aa A-

Të riut që iu bë atentat pasditen e sotme në zonën e Bulqizës është 29-vjeçari Fadil Tërnova, person me rekorde të theksuara kriminale.

Një nga krimet më të rënda për të cilat është akuzuar është një vrasje në vitin 2013, ku viktimë mbeti biznesmeni i kromit, 40-vjeçari Shefqet Shehu dhe u plagos vëllai i tij. Ky i fundit, në vitin 2009, është plagosur më parë edhe nga anëtarë të familjes Tërnova.

Grupi hetimor i ngritur pas atentatit të sotëm ndaj të riut, i cili arriti të shpëtojë, është duke vlerësuar pistën e hakmarrjes.

20 prill 2013

Vritet biznesmeni i kromit, 40-vjeçari Shefqet Shehu, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij Vehab Shehu. Ata u qëlluan në një lokal vetëm 200 metra larg komisariatit të policisë Bulqizë.

I dyshuar është Fadil Tërnova, 25 vjeç, pronar i disa galerive, i cili u arrestua një orë pas ngjarjes teksa po përpiqej të arratisej në Maqedoni. Gjithçka lidhej me një konflikt të vjetër të ndodhur në vitin 2009, në vendin e quajtur “Pishat”.

Në atë kohë Vehab Shehu është plagosur rëndë me armë zjarri nga anëtarët e familjes Tërnova, edhe pse në lidhje gjaku mes tyre, kushërinj.

Ata kishin qenë bashkëpronarë të galerive deri në 2009 dhe më pas janë ndarë duke nisur konfliktet për rivalitetin e Zonës D. Fadil Tërnova ishte në kërkim kur kreu vrasjen dhe i dënuar me 8 muaj burg për përfshirjen në plagosjen e Vehab Shehut në 2009.

Pavarësisht krimeve për të cilat është akuzuar, në vitin 2016, Fadil Tërnova është liruar nga gjykata me shërbim prove.

*Breshëri plumbash, ja kush është i riu që iu bë atentat. I arrestuar për vrasje

*Bulqizë/ Breshëri automatiku makinës në lëvizje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco