Breshëri plumbash, ja kush është i riu që iu bë atentat. I arrestuar për vrasje

Breshëri plumbash, ja kush është i riu që iu bë atentat. I arrestuar për vrasje

20:38, 11/12/2017
A+ Aa A-

Të riut që iu bë atentat pasditen e sotme në zonën e Bulqizës është 29-vjeçari Fadil Tërnova. Policia njoftoi se ai mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

Burime nga policia thanë për “Syri.net”, se disa vite më parë, ai është skeduar nga policia si autor i dyshuar i një tentative për vrasje.

Ndërsa në vitin 2013 është arrestuar si autor i dyshuar i nje vrasjeje. Ndërsa tre vite më vonë, gjykata e ka liruar me shërbim prove.

Image

Ngjarjet kriminale për të cilat është proceduar Ternova

– Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.

– Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e proves materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg).

– Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komsiariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

– Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbimi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg).

*Breshëri automatiku makinës në lëvizje. Ja ku ka ndodhur ngjarja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco